E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia Shqiperi-Maqedoni prodhimet bujqesore pa dogane

Prodhimet bujqësore të Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk do të doganohen më.

Këtë e konfirmoi ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraçini, sipas të cilit tregtia e prodhimeve bujqësore ushqimore me Shqipërinë është e liberalizuar tërësisht.

Ky njoftim i bërë nga ministri Saraçini, është në vazhdën e lehtësimeve dhe përkrahjes së shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë e Shqipërisë.

Me liberalizimin shtesë, janë hequr doganat për 46 për qind të prodhimeve bujqësore ushqimore, të cilat deri tani këmbeheshin me doganë të plotë apo në kuadër të kuotave preferenciale të kontraktuara në mënyrë reciproke.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›