Itali/ qeveria e re e Montit ben betimin
Qeveria e re italiane drejtuar nga Mario Monti bëri betimin në presidencën e Republikës, para presidentit Giorgio Napolitano duke u betuar mbi Kushtetutën se do t'i shërbejë vendit dhe do të respektojë ligjet.
Monti paraqiti në mesditë qeverinë e tij të re të përbërë nga "teknokratët'', partitë politike.
Nga 17 ministrat që përbëjnë qeverinë e re duke përfshirë dhe Montin, dy prej tyre nuk ishin të pranishëm, shefi i diplomacisë, Giulio Terzi di Sant'Agata, për shkak të mungesës së kohës për t'u kthyer nga Uashingtoni ku ai ishte ambasador dhe ministri i Mbrojtjes, Giampaolo Di Paola, i cili ndodhej në Afganistan në një mision të NATO-s.
Pas kësaj ceremonie solemne, ekzekutivi i ri do të transferohet në ''Palazzo Chigi'', selia e qeverisë, për kalimin e pushteteve me Silvio Berlusconin, i cili do të ndjekë këshillin e parë të ministrave.
Monti do të shkojë nesër në Senat për të paraqitur programin e qeverisë së tij dhe votëbesimi i Dhomës së lartë të Parlamentit është parashikuar në mbrëmje.