Cilat jane reagimet e italianeve mbi qeverine e re
Pas vitesh të tëra të Silvio Berluskonit në pushtet, italianët tani i kanë varur shpresat tek një qeveri e përbërë nga vetëm teknokratë e jo politikanë.
Detyra kryesore e kabinetit të Mario Montit është zbatimi i reformave për reduktimin e borxhit të madh kombëtar.
Analistë dhe qytetarë të ndryshëm italianë japin mendime të ndryshme.
"Nuk e dimë me saktësi se cila do të jetë përbërja e qeverisë, por është mëse e sigurtë se do të përbëhet nga teknokratë dhe nuk do të ketë asnjë politikan", "Ata nuk janë njerëz të njohur", shprehet profesori James Walston, analist politik në Universitetin Amerikan në Romë lidhur me përbërjen e kabinetit të ri.
Në rrugët e Romës pati përshtypje të ndryshme rreth qeverisë së re.
Paolo Colucci banorë në kryeqytetin Italian thotë se është e domosdoshme që kabineti i ardhshëm të zgjidhë problemet e borxhit të Italisë.
"Qeveria e re duhet të punojë për rivensojen e parimeve të kushtetutës tonë dhe të përpiqet të përmirësojë situatën ekonomike pas katastrofës financiare, që u shkaktua jo vetëm nga qeveria e mëparshme, por edhe nga kriza e rëndë në Evropë dhe në pjesën më të madhe të botës"
Të tjerët e konsiderojnë këtë skenar si një të keqe të domosdoshme në kohë të vështira.
"Kur nevojitet një qeveri teknokratësh, kjo do të thotë se demokracia dhe politikat konsiderohen të padobishme. Pra kjo çështë diçka negative, por që duhet bërë vetëm në kushte emergjente dhe për një periudhë të kufizuar”
Qeveria e Montit duhet të kalojë votëbesimin në të dyja dhomat e parlamentit, brenda javës, në mënyrë që të fillojë detyrën e vështirë për të vënë në lëvizje ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, që ajo të dalë nga kriza.