Shpërbëhet parlamenti i Kazakistanit

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, ka shpërbërë dhomën e ulët të parlamentit dhe ka thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare në datat 15-16 janar.
Urdhri presidencial u lëshua pasi 53 deputetë, në një peticion javën e kaluar, kanë bërë thirrje për shpërbërje dhe zëvendësim me një legjislaturë shumë-partiake.
Ata gjithashtu sugjeruan instalimin e një parlamenti të ri për t'u marrë me krizën e mundshme ekonomike.
Aktualisht, të gjitha ulëset në parlamentin e Kazakisanit mbahen nga partia në pushtet, Nur Otan.
Por, ndryshimet e reja në ligjin zgjedhor do të lejojnë partinë e dytë të fitojë hyrjen në parlament në zgjedhjet e ardhshme, edhe në qoftë se nuk e kalon pragun prej shtatë për qind.
Zgjedhjet e ardhshme kanë qenë të parapara të mbahen në verën e vitit 2012, por sipas urdhrit të ri presidencial, do të mbahen me 15 janar.