Strauss-Khan dorehiqet nga posti i shefit te Fondit Monetar Nderkombetar
Dominique Strauss-Khan është dorëhequr nga posti i tij si shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ai ka njoftuar bordin drejtues të FMN-se nëpërmjet një letre zyrtare, e cila daton në 18 maj.
"Me shumë trishtim dhe dhimbje ju prezantoj dorëheqjen time", shkruan Strauss-Khan, dhe shton se “me këtë veprim po mbroj institucionin të cilit i kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim".
Ndërkaq FMN ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se shumë shpejt do të nisë procesin e selektimit të drejtorit të ri të përgjithshëm të institucionit financiar, por për momentin, John Lipsky do të jetë në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Dominique Strauss-Khan ka mohuar çdo akuzë kundër tij dhe ka konfirmuar se do të provojë pafajësinë e tij.
"Në këtë moment, mendoj veçanërisht për gruan time të cilën e dua më shumë se çdo gjë tjetër në botë, për fëmijët e mi, familjen time dhe miqtë e mi", shkruan Strauss-Khan në letrën e tij të dorëheqjes.
"Dua t`ju them të gjithëve se mohoj me siguri maksimale çdo akuzë që është ngritur kundër meje", konfirmon ish-kreu i Fondit Ndërkombëtar Monetar i akuzuar për ngacmim seksual dhe tentativë përdhunimi.
Në letrën e tij drejtuar bordit drejtues të FMN-së, Kahn shton se "do të përdor të gjithë forcën dhe energjitë e mia për të provuar pafajësinë time".
Sakaq, gjatë të enjtes Kahn do të paraqitet në një tjetër séance gjyqësore në Nju York, përpara një tjetër gjykatësi.
Pritet që avokatet e Kahn të paraqesin serish një kërkesë për lirinë me kusht ne këmbim të një garancie të majme.
Nqs kërkesa e të enjtes, do të pranohej, Kahn gjithsesi do të mbajë një zinxhir elektronik për të qenë gjatë gjithë kohës nën kontrollin e autoriteteve amerikane.
Një ditë më parë, punonjësja e pastrimit të hotelin Sofitel në Nju York e cila akuzoi Kahn për tentativë për përdhunim dëshmoi përpara jurisë së madhe.