E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama pershendet ndryshimet e jashtezakonshme ne Lindjen e Mesme dhe Afriken Veriore

Presidenti Barak Obama pershendeti ndryshimet e jashtezakonshme qe po ndodhin ne Lindjen e Mesme dhe ne Afriken Veriore dhe tha se nje numer i madh njerzish jane perballur me dhune ndersa kane bere thirrje per ndryshime demokratike. Keto komente zoti Obama i beri sot gjate nje fjalimi qe mbajti mbi disa ndryshime te politikes se jashtme amerikane ne keto dy rajone te botes.

Duke folur sot ne Departamentin e Shtetit presidenti Obama tha se shembulli me ekstrem i perdorimit te dhunes ndaj protestuesve paqesore eshte Libia ku kolonel Moammar Gadhafi ndermori nje lufte kunder popullit te vet.

Ne Libi ne shikuam mundesine e nje masakra te menjehershme moren mandatin per te vepruar si dhe degjuan thirrjet e popullit libian per ndihme. Nese ne bashke me aleatet tane dhe partneret e koalicionit rajonal nuk do te kishim vepruar mijera njerez do te ishin vrare. Perndryshe mesazhi do te kishte qene i qarte mba pushtetin duke vrare sa me shume njerez. Tani koha po funksionon kunder Gadafit dhe ai nuk e ka vendin nen kontroll.

Presidenti tha se edhe Siria ka zgjedhur rrugen e vrasjeve dhe arrestimeve ne mase. Ai i beri thirrje Presidentit Bashar al-Assad qe ose te udheheqe nje tranzicion drejt demokracise ose te mos behet pengese.  Zoti Obama i beri thirrje qeverise siriane qe te ndale hapjen zjarr ndaj protestuesve te lejoje protestat paqesore dhe te mos beje arrestime te padrejta.

Presidenti Obama vuri ne dukje se gjate 6 muajve te fundit dy udheheqes jane zevendesuar ne Lindjen  e Mesme dhe ne Afriken Veriore madje ai shtoi se te tjere mund te bejne te njejten gje ndersa njerezit ngrihen per te kerkuar respektimin e te drejtave te tyre.

Zoti Obama tha se do te jete politika e Shteteve te Bashkuara qe te nxisin refoma ne mbare rajonin dhe te mbeshtesin kalimin ne demokraci.  Ai tha se keto perpjekje fillojne ne Egjipt dhe Tunizi. Presidenti theksoi se nje paqe e qendrueshme eshte me me urgjente se kurre me pare mes Izraelit dhe palestinezeve. Zoti Obama ka ne plan te takohet neser me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ne Shtepine e Bardhe.

Ne kuader te suksesit te luftes kunder terrorizmit presidenti e vuri theksin tek grushti i rende qe pesoi al-Kaida kur humbi udheheqesin e saj Osama bin Ladenin.

Pas vitesh lufte kunder al-Kaides dhe bashkepunetorve te saj ne i dhame nje grusht te rende al-Kaides duke vrare udheheqesin e saj Osama bin Laden. Bin Laden nuk ishte martir. Ai ishte nje vrases I mases i cili ofroi nje mesazh urrejtjeje insistoi qe myslimanet duhet te rrembenin armet kunder Perendimit dhe se dhuna kunder burrave grave dhe femijeve ishte e vetmja rruge per ndryshime. Ai kundershtoi demokracine dhe te drejtat individuale per myslimanet ne vafor te ekstremizmit te dhunshem. Axhenda e tij perqendrohej ne ate qe ai mund te shkaterronte dhe jo ne ate qe ai mund te ndertonte.

Presidenti propozoi nje sere nismash financiare per te mbeshtetur modernizimin ekonomik reformat dhe stabilitetin ne Egjipt dhe Tunizi ku demonstratat pro-demokracise cuan ne doreheqjen e sunduesve afat-gjate autoritare. Shtepia e Bardhe njoftoi nje shume prej 1 miliarde dollaresh ne ndihma borxhesh dhe ne investime per 1 miliarde dollare te tjere ne garanci huash per te dy vendet.

Kete fjalim presidenti Obama e mban nderkohe qe kryengritjet me te sukseshme te njohura si Pranvera Arabe ne Tunizi dhe Egjipt jane mjegulluar nga konflikte me te dhunshme. Nderkohe mbetet per tu pare se si do te pritet fjalimi i sotem i presidentit nga audienca nderkombetare e vecanerisht ne rajonin e Lindjes se Mesme dhe te Afrikes Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›