Braun: Mes shteteve ekziston konsensus dhe bashkëpunim
Londër - Kryeministri britanik, Gordon Braun, është shprehur shumë optimist rreth marrëveshjeve që janë arritur në samitin e G20-s, i cili u zhvillua sot në Londër. Kreu i qeverisë britanike është shprehur i gatshëm për pranimin e propozimeve të mëtejshme që mund të paraqiten nga secila palë.
"Besoj se teksti i një marrëveshjeje, që tashmë qarkullon, reflekton shkallën e lartë të konsensusit dhe bashkëpunimit që ekziston ndërmjet shteteve. Kemi në dorë projektmarrëveshjen dhe do të vazhdojmë me fazën e bisedimeve për institucionet financiare dhe rregullatorët globalë. Natyrshëm, nëse dikush ka sugjerime për ndryshimin e tekstit dhe dëshiron t'i paraqesë, do të jem i gatshëm t'i shqyrtoj”, deklaron kryeministri britanik, Gordon Braun.