E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso i kundërpërgjigjet Kroes: Jo dalje të Greqisë nga Eurozona

Për Greqinë asgjë nuk është në rrugën e duhur. Bashkimi Europian FMN dhe BQE kanë rritur presionin për qeverinë e unitetit, duke kërkuar masa më të ashpëra në shpenzime, reforma në tregun e punës dhe shpëtimin e bankave për të marrë këstin e radhës të kredisë. Në një kohë kur janë shtuar zërat për një dalje të Greqisë nga Eurozona, presidenti i Komisionit Europian, Hoze Emanuel Barroso tha se Greqia duhet të angazhohet në mënyrë të qartë për të realizuar një marrëveshje.
"Kostoja e një dalje të mundshme greke do të jetë shumë më e lartë sesa shpenzimet e vazhdueshme për të mbështetur Greqinë. Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe sigurisht, Greqia duhet të angazhohet në mënyrë të qartë, pa dykuptimësi për të bërë përpjekjet e nevojshme, përpjekjet që janë shumë kërkuar, "tha Barroso.
Por zëvendës presidentja e KE Neelie Kroes i tha një gazete hollandeze se nuk do të ishte asnjë problem nëse Greqia do të linte Euron.
"E çfarë është një njeri më pak? Thuhet se nëse lejohet një vend që të dalë jashtë, me kërkesën e tij, atëherë e gjithë struktura do të shembet. Por kjo nuk është e vërtetë", deklaroi Kroes.
I njëjti mesazh erdhi dhe nga kreu i Eurogrupit, Jaean kloud jucker, i cili tha se nuk do të kishte asnjë ndryshim nëse Greqia do të mbetet brenda Eurozonës nesë plotësohen detyrimet e saj për anëtarët e tjerë. Ekonomia greke pritet të kalojë vitin e pestë në reçesion dhe ka pësuar një reduktim prej 12 për qind që prej vitit 2008.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›