E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, arrestohen dy persona të dyshuar si spiunë të Sirisë

Policia gjermane ka arrestuar dy persona, të dyshuar si spiunë kundër grupeve opozitare siriane në Gjermani.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e ka ftuar ambasadorin e Sirisë dhe i ka thënë se aktivitetet e tilla nuk do të tolerohen.

“ Ne do t`u bëjmë krejtësisht të qartë autoriteteve siriane, edhe njëherë, se veprimet kundër pjesëtarëve të opozitës së Sirisë në Gjermani, nuk do të tolerohen nga ne dhe se kjo është ilegale. Për këtë arsye sot thirra ambasadorin sirian në Ministrinë e jashtme”, tha Vestervelle.

Prokurorët konfirmuan se sot janë arrestuar dy persona: 34 vjeçari nga Siria, i identifikuar si Mahmud el A., dhe 47 vjeçari me shtetësi gjermano-libaneze, Akram. O.

Sipas policisë, ata janë të dyshuar se “kanë spiunuar disa herë kundër figurave opozitare siriane në Gjermani”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›