E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile prezanton “KOMUNITETIN PRORING”

Ky i fundit synon të krijojë lehtësi të mëtejshme komunikimi mes të gjithë profesionistëve që punojnë në institucione publike dhe ndërmarrje private. Abonentët Proring kanë mundësinë të përfitojnë thirrje pa limit me kolegët e tyre të kompanisë, ndërkohë që tani “Komuniteti PRORING” u mundëson anëtarëve të saj të flasin me çmime të reduktuara drejt të gjitha institucioneve dhe abonentëve Eagle Mobile Corporate.  

Ky komunitet do të përfshijë automatikisht dhe falas të gjithë abonentët Eagle me kontratë që janë pjesë e institucioneve (pjesë e planeve tarifore Government Infinity, Government Control 1200, Government Control 2400 dhe Government Control 4000 ), të cilët do të përfitojnë direkt tarifën 5 lekë për minutë.

Krahas kësaj, abonentët e planit tarifor me kontratë të korporatës mund të bëhen pjesë e ofertës me një çmim shumë të ulët. Përfitimet e komunitetit Proring nuk janë të kufizuara vetëm me brenda kompanisë apo institucioneve . Anëtarët e programit tarifor PRORING do të mund të shtojnë rrethin e miqve dhe të familjarëve grupin e quajtur “Grupi Personal”.

“Grupi personal” do të ofrojë për të gjithë abonentët e komunitetit PRORING  (korporatë, institucion dhe klientët individualë me kontratë) mundësi për të krijuar grupin e tyre të miqve dhe të afërmve, në mënyrë që të flasin dhe të dërgojnë SMS falas mes të gjithë anëtarëve të grupit. Anëtarët e “Grupit Personal” mund të jenë nga Eagle dhe Albtelecom.“Komuniteti i Profesionistëve” dhe “Grupi personal”, janë koncepte krejt të reja të prezantuara në Shqipëri për herë të parë nga Eagle Mobile. Të gjithë anëtarët e tyre përfitojnë me njëri-tjetrin kohëbisede dhe qindra SMS falas. /Start/

                                                                                             2012-04-18 11:13
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›