E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajneks Fitorja e merituar Murinjo Rezultat me i drejte do ishte barazimi

Rezultati 2-1 nuk është përfundimtar, as i sigurt, por as tepër i keq. Këto mendime i kanë të njëjta Bajerni dhe Reali i Madridit, në përfundim të gjysmëfinales së parë në Champions, fituar nga bavarezët në Mynih. Veçse, dy trajnerët kanë mendime të ndryshëm lidhur me mënyrën sesi duhej të kishte përfunduar ky takim. Trajneri i gjermanëve, Hajnkes, flet i pari.

“Lojtarët tanë treguan atë që ne kërkuam prej tyre, dëshirë dhe uri për sukses. Mendoj se fitorja jonë ishte më shumë se e merituar sepse ne luajtëm me zgjuarsi dhe inteligjencë. Ndoshta goli ynë i parë edhe mund të ishte anuluar, por për fat kjo nuk ndodhi”-thotë Hajneks.
Murinjo mendon pak më ndryshe sesa kolegu i tij.

“Goli i parë qartësisht ishte në pozicion jashtë loje, por këto janë gabime që ndodhin dhe unë nuk dua të kritikoj gjyqtarin. Gjyqtarët e bënë punën e tyre. Një barazim do të kishte qenë rezultati më i mirë, por futbolli është futboll: Kush shënon, fiton. Ndeshjet zgjasin derisa të vërshëllejë gjyqtari, pak rëndësi ka kur shënohet goli. Por, nuk është një humbje e tmerrshme dhe do të na duhet një fitore normale”-shprehet Murinjo.

E vërteta është se Reali nuk do ta ketë të lehtë në “Bernabeu”, pasi gjermanët dinë të shënojnë, por gjithashtu madrilenëve u mjafton një gol. Një fitore e thjeshtë, siç e cilëson Murinjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›