Barroso në turballkanik, nistakimet në Kroaci
ZAGREB- Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barrozo ka nisur dje turin e tij ballkanik, duke filluar me një vizitë në Kroaci, vendi që ndodhet më pranë anëtarësimit në BE. Barrozo, i cili shoqërohet në këtë tur nga komisioneri europian i zgjerimit Shtefan Fyle, u takua me kryeministren kroate, Jadranka Kosor, ku anëtarësimi në BE ishte tema kryesore. Por Barroso tha se nuk mund të japë një datë të saktë të anëtarësimit të Kroacisë në BE, duke theksuar se ” autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet duke u fokusuar kryesisht te reforma gjyqësore, të drejtat themelore dhe korrupsioni. Pas Zagrebit, Barrozo dhe Fyle do i drejtohen Sarajeves, me pas Podgoricës për të përfunduar turin e tyre më 9 prill në Shkup, kryeqytetin e Maqedonise. Shqiperia, Kosova dhe Serbia nuk janë pjesë e këtij turi ballkanik të presidentit te KE-së