Parlamenti Europianmiraton rezolutën për Maqedoninë
BRUKSEL- Parlamenti Evropian në seancën plenare në Strasburg miratoi rezolutën për përparimin e Maqedonisë në rrugën për anëtarësimin në BE.
PE me këtë rezolutë bëri thirrje për hapjen urgjente të negociatave për anëtarësim në BE, por duke shprehur keqardhje se Këshilli i BE-së nuk i ka ndjekur rekomandimet e deritanishme të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase.
Kjo rezolutë më 16 mars ishte miratuar nga Komisioni për politikë të jashtme të PE-së, ndërsa mbrëmë ishte mbrojtur edhe nga eurodeputeti bullgar nga grupi socialist dhe demokrat, Kristian Vigenin, i cili është caktuar raportues special për Maqedoninë, pas dorëheqjes së eurodeputetit slloven, Zoran Taler, pas një skandali korrupsioni.
Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësimet lidhur status quon rreth kontestit të emrit si dhe për krizën e fundit politike në Maqedoni, e cila mund të reflektohet edhe në marrëdhëniet ndëretnike.
Shqetësimet për krizën politike, rekomandimet për zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe plotësimi i Marrëveshjes së Ohrit në prag të shënimit të 10 vjetorit të saj, reformat në gjyqësor janë pjesë e rekomandimeve të rezolutës së Parlamentit Evropian.
(e.m/ina/BalkanWeb)