Sarkozi: kërkoj rezultate në samitin e G20-s
Nikolas Sarkozi deklaron në prag të samitit të G20-s se kriza botërore ekonomike është shumë e rëndë për t’i lejuar vetes luksin e zhvillimit të një samiti ku mund të mos arrihet asgjë.
"Duhet të arrijmë rezultate, nuk ka zgjidhje tjetër. Kriza është shumë e rëndë për t'i lejuar vetes zhvillimin e një samiti ku nuk do të arrihet asnjë rezultat. Unë kërkoj rezultate. Ato janë në interes të të gjithë botës. Kam zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Gordon Broun, ai shprehu vullnetin për të ecur përpara. Kam biseduar gjithashtu me presidentin amerikan Barak Obama dhe kam lexuar ato që ka shkruar. Nuk jam pesimist, por ju e dini se në arenën ndërkombëtare ashtu si në atë kombëtare, forcat e konservatorizmit janë më të mëdha", deklaroi presidenti francez Nikolas Sarkozi.
Krerët e 20 shteteve më të industrializuara të botës pritet të mblidhen të enjten në Londër për të diskutuar rreth masave që duhen marrë për riformimin e disa aspekteve të kapitalizmit.