Mexes krenar që do t’i bashkohet Milanit

Mbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, është i kënaqur me transferimin e tij tek Milani.
Mexes dje doli haptas rreth marrëveshjes, pas disa javësh spekulime dhe negociata me kuqezinjtë.
“Kam kaluar disa vite të jashtëzakonshme në kryeqytet. Roma, për mua, është shtëpia e dytë. Por tani po shkoj në një prej klubeve më të mëdha dhe më të suksesshme në botë”.
“Po i bashkohem Milani dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e këtij ekipi në katër vitet e ardhshme. Jam krenar, veçanërisht kur shoh në fanellën e re me Skudeton”, ka thënë Mexes.