E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso shpall planin për shpëtimin e Eurozonës

Gjatë një fjalimi, Barroso, tha se bankat duhet të forcojnë veten duke rritur likuiditetin e aseteve. Barroso tha se bankat që marrin mbështetje nga Fondi Evropian i Stabilitetit  (EFSF) duhet të mos paguajnë më dividente për bonuset.

Komisioni evropian e quajti këtë “një përgjigje gjithëpërfshirëse” për krizën.

Plani bën thirrje për pesë aksione politike:

- Veprim vendimtar në Greqi në mënyrë që të zerohen dyshimet për qëndrueshmërinë ekonomike të vendit. Këtu përfshihet ndezja e dritës jeshile për këstin e fundit të paketës së ndihmës.

-  Zbatimi i masave të rëna dakord në muajin korrik, ku përfshihet rritja e madhësisë së Fondit të Shpëtimit të Eurozonës në 440 miliardë euro.

- Veprime të bashkërenduara për forcimin e bankave të Evropës. Bankat duhet të lënë mënjanë më shumë asete për të mbuluar humbjet përmes financimeve private, e madje edhe shtetërore nëse është e nevojshme. Nëse kjo nuk është e përshtatshme, ato mund të marrin fonde edhe nga Fondi Evropian i Shpëtimit, por nëse e bëjnë këtë nuk do të lejohen të paguajnë dividentë për bonuset.

- Përshpejtimi i politikave që nxisin rritjen dhe stabilitetin ekonomik, të tilla si marrëveshjet për tregtinë e lirë.

- Integrim më i madh i qeverisjes ekonomike anekënd Eurozonës.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-12 16:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›