Formulari A3, mbi 3 mijë vende të lira

Të gjithë ata maturantë që nuk kanë mundur deri më tani të nisin një shkollë të lartë, kanë plotë 3588 vende të lira në universitetet publike. Thuajse në të gjitha degët ka pasur shtim të kuotave.
Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit këtë formular mund ta plotësojnë vetëm ata që nuk janë shpallur fitues në asnjë nga fazat e mëparshme, por nuk janë regjistruar, si edhe mbetësit si dhe ata që janë regjistruar në sesionin e dytë të Maturës Shtetërore nëpërmjet plotësimit të formularit A1Z dhe rezultojnë kalues në të katër provimet. Formulari A3, do të shkojë nëpër drejtoritë arsimore më datë 16 tetor, ndërsa këta të fundit do t'ua shpërndajnë nxënësve më datë 17 tetor.
Maturantët duhet ta tërheqin formularin A3 në shkollat e tyre ku kanë tërhequr formularin A2 dhe ta kthejnë atë të plotësuar me preferencat e tyre brenda datës 20 tetor. Për sa u përket maturantëve që nuk kanë plotësuar më parë formularin A2, e marrin formularin A3 pasi të bëjnë pagesën prej 2000 lekësh pranë zyrave të Postës Shqiptare. /Start/
2011-10-13 09:26