Hagë, Mlladiç shtrohet në spital, dyshohet për pneumoni
HAGE- Ish gjenerali serb i Bosnjes, Ratko Mlladic është shtruar në spital pasi dyshohet se vuan nga pneumonia. Lajmi është bërë i ditur sot nga vetë avokatët të Mlladic, i cili po përballet me akuzën për gjenocid e krime kundër njerëzimit në Gjykatën e Hagës.
Një zëdhënëse e gjykatës për krimet në Ish Jugosllavi, ku mbahet i burgosur Mlladic konfirmoi se 69 vjecari “aktualisht po merr trajtim mjekësor, por nuk pranoi të jepte detaje të tjera.
Në seancën e kaluar Mlladiç u ankua se nuk ishte mirë me shëndet dhe po vuante nga dhimbjet e gurëve në veshkë.
Avokati, Millosh Saljiç tha se nga Gjykata e Hagës i kanë bërë të ditur që Mlladiç është dërguar për në spital për shkak të dyshimeve për “pneumoni”
Mlladic u arrestua nga autoritetet serbe në maj të këtij viti, pas 16 vitesh arrati. Ai akuzohet për organizim të krimeve më të rënda në Bosnje gjatë luftës 1992-1995, përfshirë këtu dhe masakrën e Srebrenicës, 1995, ku mbetën të vrarë 8 mijë burra myslimanë, dhe rrethimin 4 vjecar të Sarajevës.
(s.g/AFP/balkanWeb)