Kryeministri grek në Bruksel, sot takon Herman Van Rompuy
BRUKSEL-Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ndodhet në Bruksel dhe do të takohet mëngjesin e sotëm me presidentin e Këshillit Europian, Herman van Rompuy. Disa ditë më parë Papandreu zhvilloi një bisedë telefonike me zotin Rompuy. Gjatë bisedës u diskutuan zhvillimet në BE dhe në Eurozonë, si dhe çështje që kanë të bëjnë me Greqinë dhe ekonominë greke.
Dje kryeministri grek Jorgos Papandreu ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me drejtoreshën e përgjithshme FMN, Christine Lagarde. Biseda kishte të bënte me përgatitjet e samitit të BE-së dhe të mbledhjes së G-20, temat e mëdha që do të diskutohen dhe gjithcka pritet të vendoset për të ardhmen e Eurozonës,
për Fondin Europian të Stabilitetit Financiar (EFSF), sektorin bankar, thellimin e qeverisjes ekonomike, si dhe çështje që kanë të bëjnë me borxhin e Greqisë, situatën e ekonomisë greke, këstin e gjashtë të kredisë dhe vlerësimin e pritshëm nga ana e trojkës.
(d.b/BalkanWeb)