E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso takon Pikramenos ne Bruksel

Përfaqësuesit e lartë grekë kanë mbërritur në Bruksel në kuadër të samitit të BE. Përpara samitit ministri grek i Financave Panajotis Pikramenos është takuar me presidentin e Komisionit Europian Jose Manuel Barroso ku është folur për të ardhmen e Greqisë. Burime nga Brukseli bëjnë me dije se Pikramenos ka hedhur poshtë lajmet se funksionarë të eurozonës kanë rënë dakord për të ftuar të gjitha vendet të përgatisin një plan emergjent për një dalje të mundhsme të Greqisë nga Eurozona. Sipas kryefinancierit grek, këto informacione jo vetëm që janë të pavërteta por edh etë dëmshme për përpjekjet që po bën vendi i tij në menaxhimin e sfidave në këtë situatë kritike.
Ndërsa lideri i të majtës greke Evangelos Venizelos gjendet në Bruksel për një takim mes socialistëve europianë.

"Situata në Greqi është shumë e brishtë. Ne shpresojmë se, me bashkëpunimin, mbështetjen dhe solidaritetin e Socialistëve Evropianë do të kemi mundësinë për të organizuar dhe paraqitur një kuadër konsensual me interesin e përbashkët të Greqisë dhe të eurozonës. Një kuadër konsensual për stabilitet, për zhvillim dhe për kohezionin social.

Ndërsa ish-kryeministri grek dhe anëtar i Partisë socialiste Jorgos Papndreu është shprehur se ne kërkojmë që Greqia të qëndrojë në Eurozonë.

"Ky është një moment delikat, si për Greqinë dhe për Evropën, dhe Greqia ka bërë një rrugë të gjatë. Ne kemi bërë sakrifica të mëdha, sepse ne duam të shohim një Greqi transparente, një Greqi konkurruese, një Greqi dinamike, dhe një Greqi të vërtetë. ne duam që të mbetet në euro. Por kemi nevojë për kohë dhe mirëkuptim, kemi nevojë të kuptojmë se kjo është një krizë e gjerë. Një krizë nga e cila kemi nevojë të dalim nga fyerjet dhe për të bashkuar forcat tona.

Funksionarët grekë janë shprehur se pa fondet e jashtme vendi falimenton brenda dy muajve. Nuk dihen ende vendimet që do të merren në samititn e Brukselit i cili ka për qëllim promovimin e rritjes dhe punësimin. Por është e qartë se debatet do të jenë të nxehta mbi titujt në euro, mënyrat e shpëtimit të bankave europiane dhe kohës që vendet e eurozonës do të kenë për arritjen e objektivave të tyre në uljen e borxhit publik dhe deficitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›