E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Peshkopise nderon historianin Kristo Frasheri

Është nderuar me titullin qytetar nderi historian i shquar Kristo Frashëri. Ky çmim ju dorëzua në shtëpinë e tij nga Kryetari i Bashkisë së Peshkopisë me motivacionin “Për kontribut të shquar në rishkruarjen e historisë dhe vlerave të Dibrës”. Vetë studiuesi e vlerësoi këtë titull dhe bëri me dije edhe veprën më të fundit të tij dedikuar Historisë së Dibrës. Profesor Frashri tha se këtë vepër e ka nisur që në vitin 1960 dhe tashmë me rishikimet që i ka bërë është gati për botim. Publikimi i librit është marrë përsipër të botohet nga Bashkia e Peshkopisë. 
Në ceremoninë e dhënies së titullit profesor Kristo Frashrit morën pjesë deputeti i Qarkut të Dibrës, Sherfedin Shehu, prefekti i qarkut. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›