E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhërrëfyesi, Berisha dhe Topi përshëndetin Kosovën

Tiranë- Pas marrjes së Udhërrëfyesit për vizat, presidenti Topi dhe kryeministri Berisha kanë lëshuar mesazhe përshëndetëse për Kosovën.

Presidenti Topi i ka dërguar një letër homologes së tij Atifete Jahjaga, duke e cilësuar marrjen e udhërrëfyesit si fitore historike.

Kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, tju përcjell Juve, dhe nëpërmjet jush, të gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta për marrjen e udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e Bashkimit Evropian! Duke ju uruar për këtë fitore historike, nënvizoj me kënaqësi faktin që Republika e Kosovës ka dëshmuar se ka kryer reforma të rëndësishme me dinjitet dhe përkushtim të lartë. Ky lajm është një gëzim i veçantë për të gjithë kombin shqiptar, i cili ka manifestuar një vlerësim të thellë për të gjitha proceset demokratizuese dhe progresive që po ndërmerren nga shtetet tona, me qëllimin kryesor integrimin e plotë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian- ka thënë Topi.

Marrjen e Udhëqrrëfyesit e ka përshëndetur edhe kruyeministri Berisha i cili nëpërmjet një mesazhi publik e ka cilësuar si një arritje të madhë për antarsimin evropian.

Ky akt madhor në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Europian, vendet e tij anëtare, është dëshmi e sukseseve të reformave të gjithanshme që kanë shndërruar Kosovën në një nga vendet më të sigurta të rajonit dhe vlerësimit të tyre të madh ndërkombëtar. Ky është një akt madhor besimi nga Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës, shtetit ligjor dhe institucioneve të tij, në demokracinë më të re në Europë, thuhet në njoftimin e publikaur në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Më tej ai ka thënë se dorëzimi i pyetësorit për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kontrollit të Integruar të Kufijve me Serbinë dhe vendosmërisë së qeverisë së Kosovës për zbatimin e saj, dëshmon vlerësimin e madh që Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së kanë për marrëveshjen e Brukselit midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›