EURO 2012, Anglia fitore dramatike ndaj Suedisë

Welbeck në momentin e realizimit të golit të fitores (Getty Images)
Anglia ka arritur një fitore dramatike në takimin me Suedinë. Ekipi ishullor ka tashmë katër pikë dhe ndodhet në vend të dytë në grup pas Francës.
Ishte Keroll në minutën e 23 që kaloi në avantazh Anglinë por Suedia e nisi vrullshëm pjesën e dytë duke arritur që të përmbysë rezultatin me anë të një autogoli nga Xhonson dhe golit me kokë nga Mellberg.
Për barazimin e rezultatit Anglisë i erdhi në ndihmë Uellkot, i cili pas tre minutash lojë realizoi një supergol. Ndërsa goli vendimtar dhe i fitores u realizua nga Uellbeg, i cili ishte kryevepër për nga mënyra e ekzekutimit.
Tashmë Anglia do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës ndërsa Franca do të ndeshjet e Suedinë për të përcaktuar dy ekipet që do të vazhdojnë më tej. Suedia është bërë ekipi i dytë pas Irlandës që mbyll këtu aventurën e Euro 2012. /F.S/