E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo takim me emigrantët në Greqi: Lehtësira fiskale nëse investoni

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka realizuar një takim me emigrantët në Elasona të Greqisë, të cilët jetojnë dhe punojnë atje. Gjatë takimit me ta, Tavo ka vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në ekonominë shqiptare dhe atë greke. Ai gjithashtu u ka shprehur gadishmërinë e Qeverisë dhe Shtetit shqiptar për të kontribuar fort për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e tyre.
 

“Emigrantët janë promotorë të integrimit të vendit. Ju jeni kontribues seriozë në ekonominë shqiptare dhe atë greke. Ju garantoj ju se Qeveria shqiptare ka interesim të madh për emigrantët për mësimin e gjuhës amtare”u shpreh ai.
 

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, ka vlerësuar dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre në politike, ndërsa ka premtuar lehtësira fiskale ndaj cilitdo emigrant që investon në Shqipëri.
 

“Emigrantët duhet të përfaqësohen në politikë. Ju premtojmë se do të ketë lehtësira fiskale për emigrantët që duan të investojnë në atdhe.LSI është forca politike që mbron interesat e emigrantëve” tha Tavo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›