Barrot: BE të mbetet një tokë azili
Bruksel -Komisioneri evropian i ngarkuar me Drejtësinë dhe Çështjet e Jashtme, Jacques Barrot, në një intervistë për të përditshmen franceze Liberation tha se Bashkimi Evropian duhet të mbetet një tokë azili dhe shtetet anëtare të tregojnë solidaritet në këtë fushë. Barrot pritet të paraqesë sot një sërë direktivash për të përmirësuar trajtimin e kërkesave të azilit dhe për të harmonizuar regjimin e azilit në BE.
Sipas Barrot, i cili e vlerëson "të domosdoshëm krijimin e një sistemi evropian të azilit", "politika e azilit do të jetë një test solidariteti për evropianët".
"Duke shprehur "ashpërsinë e tij" Barrot propozon veçanërisht "modifikimin e rregullores Dublinit II me qëllim që kërkesa për azil të mund të shqyrtohet në vendin ku ndodhet azilkërkuesi".
Dublin II, që synon shmangien e kërkesave të shumta për azil brenda BE-së, përcakton një sërë kriteresh për shtetin e ngarkuar me trajtimin e kërkesës dhe më shpesh ia lë përgjegjësinë shtetit "të pritjes së parë", atij nëpërmjet të cilit azilkërkuesi hyn në BE.
Barrot shprehet edhe për harmonizimin e statusit të azilkërkuesit, duke propozuar në mënyrë të veçantë që të gjithë azilkërkuesit të kenë mundësi të hyjnë në tregun e punës në Evropë dhe për "forcimin e garancive proceduriale në rast burgosjeje", që, sipas tij, duhet të mbetet një përjashtim.
Por, ai përjashtoi tani për tani krijimin e një Gjykate evropiane të ngarkuar me harmonizimin e jurisprudencës në këtë fushë.
Shtetet e BE-së miratuan në tetor një "Pakt për imigracionin dhe për azilin", një sërë angazhimesh të përbashkëta për të rregulluar fluksin migrator në Evropë, një dokument i kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe nga disa vende në Jug.