Meta fjalim në Këshillin e PSE-së
Tiranë (start)-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ndodhet në Madrid të Spanjës në mbledhjen e Këshillit të Partisë Socialiste Evropiane (PSE), në panelin Për një Ballkan të ri social. Gjatë pjesëmarrjes në këtë këshill, Meta ka zhvilluar një takim me presidentin e Partisë Socialiste Evropiane, Pol Rasmunsen dhe të tjerë personalitete të së majtës evropiane.
Në panelin e këtij debati mori pjesë dhe foli edhe Kryetari i LSI-së,Meta. Duke ju përgjigjur pyetjes së axhendës së panelit, se përse ne duhet të punojmë për një Ballkan të ri social, Meta tha “epse ne nuk duam që konfliktet e vjetra etnike, të zëvendësohen nga konflikte të reja sociale”.
“Vendet tona kanë një stabilitet ende të brishtë, i cili kërkon jo vetëm ndërmarrjen e reformave, që garantojnë jo vetëm rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike, por edhe politika sociale të mençura dhe me vizion, larg populizmit dhe qëllimeve të ngushta elektorale”-tha Meta më tej.
Në këtë drejtim, Meta theksoi së pari forcimin e institucioneve dhe të stabilitetit institucional në vendet e Ballkanit, pasi ende institucionet janë të dobëta, pasi ende ligji nuk zbatohet në mënyrë efektive dhe pavarësia e drejtësisë ende mbetet shumë e kufizuar. Kjo vjen si pasojë e mendësisë që trashëgojnë këto vende dhe një pjesë e drejtuesve të tyre, që është autoritare, tipike si ajo e partisë në shtet-vijoi kreu i LSI-së.
Në këtë këndvështrim Meta solli si një precedent tepër negativ, ndryshimin e Kushtetutës në Shqipëri, në mënyrë jo transparente, krejtësisht për qëllime të ngushta dhe me pasoja afatgjata për pavarësinë e institucioneve dhe sidomos të Drejtësisë. Këta ndryshime kanë sjellë edhe një frymë autoritariste përmes mbifuqizimit të pozicionit të Kryeministrit, në kurriz të parlamentarizmit.
Duke vazhduar më tej, Meta u shpreh se “një rëndësi të madhe do të marrë, për zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit, i cili në Shqipëri po kthehet në një problem, gjithnjë dhe më të madh, edhe pse Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, jo vetëm për të rritur të ardhurat, por edhe për të punësuar një pjesë të mirë të njerëzve“.
Qeveria aktuale ka dhënë shumë leje për ndërtim fabrikash çimentoje, jashtë kritereve dhe standardeve mjedisore, duke rrezikuar qëllimin e turizmit dhe një nga pjesët më të bukura të vendit. Ndaj mbrojtja dhe zhvillimi i këtij mjedisi duhet të jetë një prioritet edhe për Shqipërinë, edhe për Ballkanin, në mënyrë që të zhvillohet më tej edhe atraktiviteti ndaj turizmit, por edhe të ruhet dhe të rritet cilësia e jetës së qytetarëve tanë”, theksoi Meta.