E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i Kodit, PR: Topi mund të evitonte

Tiranë (start)-Partia Republikane ka reaguar sot lidhur me rikthimin në Kuvend të Kodit të ri zgjedhor nga ana e presidentit të Republikës Bamir Topi. Kryetari i Grupit parlamentare të PR-së, Arjan Madhi deklaroi se rikthimi i Kodit zgjedhor në Parlament, do të sjellë pështjellim, ndërsa shtoi se çështja e kthimit të kodit mund të zgjidhet juridikisht.

Madhi nënvizoi se presidenti Topi mund të evitonte si çështje, duke firmosur dekretimin e Kodit të ri zgjedhor. Por meqë nuk ndodhi kështu, kreu i grupit të PR-së, e shikon zgjidhjen sërish tek Kuvendi, me anë të dispozitave kalimtare.

Kur të gjithë menduan, se Kodi i ri zgjedhor u miratua përfundimisht, pasi pati një bashkëpunim midis dy partive të mëdha, presidenti i Republikës Topi e ka rikthyer edhe një herë, çështjen në diskutim. Duket se ky rikthim do të sjellë jo pak “turbullim ujërash” në politikën shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›