E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrot: Ne KE, do te raportoj reformat e Shqiperise

Zevendespresidenti i Komisionit Europian Jacques Barrot, premtoi dje ne Tirane se Shqiperise nuk do t'i mungoje ndihma e Komisionit Evropian, kurse siguroi se do te kete nga ana e tij nje raportim te posacem ne KE, me vleresimet per reformat ne vendin tone. "Po iki nga Shqiperia me mendimin se ketu ka ndodhur nje evolucion pozitiv dhe sigurisht keto arritje tuaja do t'i raportoje ne Bruksel", - theksoi z.Barrot. Pohimet e zyrtarit te larte qe eshte dhe pergjegjes per ceshtjet e Drejtesise dhe sigurise ne BE, u bene dje ne dy biseda pune me Ministrin e Brendshem Bujar Nishanin dhe ate te Drejtesise Enkelejd Alibeaj. Ato erdhen nje dite pas takimit me kryeministrin Berisha ku Barrot, shprehu entuziazmin e tij per ecurine e reformave ne Shqiperi. Delegacioni i KE, i pritur nga ministri i Drejtesise Alibeaj, diskutoi per sistemin e drejtesise dhe reformat ne kete fushe. "Ju keni arritur suksese ne zbatimin e disa strategjive ne drejtesi tani duhet te krijoni strategji afatgjata qe sigurojne transparence dhe eficence", - tha z. Barrot. Kurse menjehere me pas, shtoi: "Reformat ne drejtesi duan maturi dhe kujdes sepse rrethi i gjyqtareve kudo eshte i ndjeshem".

Persa i takon rolit te Policise se Shtetit ne zgjedhje, Ministri i Brendshem informoi se policia po trajnohet per kete qellim dhe roli i saj ka te beje vetem me ruajtjen e rendit dhe sigurise publike dhe shoqerimin e kutive te votimit, sipas ligjit ne fuqi. Zv. Presidenti Barrot u shpreh se "zhvillimi i ketyre zgjedhjeve sipas standardeve eshte momenti per te deshmuar pjekuri demokratike". Ketu, Ministri i Brendshem, Bujar Nishani garantoi zevendespresidentin e Komisionit Evropian, se jane marre te gjitha masat per te kryer zgjedhje te lira dhe te ndershme, me 28 qershor. Gjate takimit me perfaqesuesin e larte te BE-se, Nishani e informoi se, qe nga muaji tetor funksionon nje regjister unik elektronik i shtetasve, nga i cili eshte gjeneruar edhe lista e zgjedhesve, kater muaj para dates se zgjedhjeve. Nishani theksoi se qeveria ka marre te gjitha masat qe brenda muajit maj, te gjithe qytetaret qe nuk kane pasaporta per te udhetuar jashte shtetit, te kene mundesine te pajisjen me kartat e reja te identitetit. Njeheresh, ministri siguroi se policia po trajnohet prej kohesh, per te siguruar rendin dhe sigurine diten e zgjedhjeve dhe per te bere po keshtu shoqerimin e kutive te votimit, ne zonat te ndryshme te vendit, konform kodit zgjedhor.

Nga ana e tij, zevendespresidenti i KE-se, Barrot deklaroi se ministria e Brendshme ka pasur nje rol shume te rendesishem, per sa i perket imazhit te ri te Shqiperise. Ai deklaroi se rezultatet pozitive te punes se kesaj Ministrie, jane nje hap perpara per te mberritur te heqja e vizave. "Ju keni nje rol historik, z. minister, sepse puna juaj ka te beje me imazhin e Shqiperise, te nje Shqiperie qe po ndryshon", - tha Barrot. Ai shtoi se "konstatoj me kenaqesi se keni kryer nje pune te madhe, keni rezultate pozitive dhe i keni gjerat ne dore". Kurse i pohoi se "rezultatet tuaja perbejne edhe argumente te rendesishme per te mberritur tek heqja e vizave per qytetaret shqiptare".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›