E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanet heqin dore nga birra

Trendi i zvogelimit te sasise se birres qe konsumohet ne Gjermani, ka vazhduar edhe ne tremujorin e pare te ketij viti. "Gjate tre muajve te pare te 2009-es, ne Gjermani eshte pire sasia me e vogel e birrave qe nga koha qe po i mbajme statistikat", njofton departamenti shteteror i statistikave ne Wiesbaden. Keshtu, qe nga fillimi i janarit deri ne fund te marsit jane pire 20.7 milione hektolitra birre, shifer kjo te pakten 6.8% e me e vogel, sesa sasia e birres e cila eshte pire vitin e kaluar ne kete periudhe kohore. Konsumimi i birres ne Gjermani eshte vazhdimisht ne renie. Sipas statistikave zyrtare, ne vitin 1976 nje gjerman ka pire mesatarisht 150 litra birra ne vit, ne vitin 2008 kjo sasi ishte vetem 110 litra. Per me teper, eksporti i birres ne vendet fqinje te Gjermanise, ose edhe ne vendet e tjera te 27-shes evropiane, ishte 220 milione litra. Zyra statistikore, qe publikoi pak dite me pare kete lajm, nuk dha gjithsesi nje arsye te renies se konsumimit te birres ne radhet e gjermaneve. Shitja e birres ka pesuar luhatje te ndjeshme pergjate gjithe kesaj dekade, gje qe ekspertet e lidhin me teper me ndergjegjesimin publik te qytetareve te ketij shteti. Eshte e sigurt megjithate, qe ne kete vendim ka ndikuar edhe fakti qe ne Gjermani, sipas legjislacionit ne fuqi, nuk lejohet pirja e duhanit dhe zakonisht, duhani dhe alkooli shkojne bashke. Ne kete shtet ka lokale qe vendin e rezervuar per duhan e pozicionojne ne ambiente te hapura, ndaj nuk mund te thuhet me bindje se ligji i ka "detyruar" gjermanet, qe dalengadale te heqin dore nga pija e tyre e preferuar. Por, te pyetur nga gazetaret, vete qytetaret gjermane kane fajesuar pikerisht keto ligje per renien e shitjeve te birres, gje qe vihet para nje pikepyetjeje te madhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›