E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Paresore, investimet ne turizem"

Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje vizite ne qytetin bregdetar te Sarandes, per te celur edhe sezonin turistik. Gjate takimeve te shumta me qytetare, kreu i qeverise deklaroi se qeveria kishte projekt qe ta kthente Saranden, ne nje nga qendrat me te medha te turizmit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Ballkan. Por sipas Berishes, per te arritur kete objektiv ka ndikuar shume edhe pushteti vendor, i cili ka bere perpjekjet maksimale per te mbajtur paster mjediset e plazheve ne kete qytet. "Une ftoj te gjitha autoritetet vendore, qe pastertine e Sarandes ta marrin shembull per qytetet dhe plazhet e tyre. Asgje nuk cenon me shume imazhin e sezonit turistik, sesa nje mjedis i papaster. Ndaj kjo periudhe e shkurter qe ka mbetur, te perdoret nga te gjitha autoritetet vendore per nje pastrim te pergjithshem te te gjithe territorit", i beri thirrje kryeministri Berisha drejtuesve vendore te qyteteve bregdetare. Sipas Berishes, hapja e sezonit turistik, do te punesoje qindra te rinj ne sektorin e sherbimeve dhe qindra e qindra milione euro, do te shpenzohen nga turistet ne Sarande dhe ne mbare Shqiperine. Sipas tij, Shqiperia, ka potenciale te medha zhvillimore, por potencialin e te gjitha potencialeve, Shqiperia e ka ne turizmin e saj, e ka ne bregdet, ne Sarande, Vlore, Durres, Velipoje, Shengjin. Por sipas kryeministrit Berisha, pritet te jete nje sezon turistik i mbare per te gjithe vendin, duke qene se ne muajin prill, Shqiperia ka marre dy lajme te mira, sic eshte anetaresimi ne NATO dhe kerkesa per statusin e vendit kandidat ne BE. "Keto jane dy lajmet e percjella nga te gjitha agjencite dhe mediat e botes. Keshtu, qe cdo njeri qe tani sheh harten e Ballkanit dhe Evropes dhe ndalet te Shqiperia, ndalet ne nje vend anetar te NATO-s", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Me pas ne viziten e tij, kryeministri Berisha mori pjese ne aktivitetet e organizuara me rastin e celjes se sezonit turistik. Kreu i qeverise vizitoi Panairin pergjate shetitores se qytetit, ne stendat e ndryshme te te cilit ishin ekspozuar punime artizanale nga Saranda dhe zonat perreth, piktura dhe punime te femijeve nga Qendra Kulturore e Sarandes. Me pas kryeministri u ndal ne stenden e fondacionit Lidia, ku ishin ekspozuar fotografi te rreth 80 monumenteve te kultures se Sarandes dhe Delvines. Gjate bisedes me familjet kryeministri Berisha, i pergezoi ata per ekspoziten dhe u kerkoi te shihnin mundesite qe ekspozita te qendronte e hapur gjate gjithe vitit dhe t'i sherbente turisteve si nje guide. Ne kete takim kreu i qeverise i shoqeruar nga ministri i ri i Turizmit dhe Kultures, Ardian Turku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›