E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Shqiperia, jo kosh mbetjesh

"Ju siguroj se qeveria jone neser, nuk do t'ju kape asnjehere ne befasi, me vendime qe bien ndesh me interesat tuaja, sepse ne, do te qeverisim permes forumesh te bashkeqeverisjes". Kete premtim ka bere dje Edi Rama, kryetar i Partise Socialiste ne nje takim me banore te Durresit ku u ndal vecanerisht ne zhvillimin e turizmit. Rama tha se vendimet e qeverise se ardhshme, nuk do te jene te "stilit befasues", dhe kjo, "vetem nga bindja e thelle se ata qe perfaqesojne jane aty per te perfaqesuar ty dhe jo per te te tradhtuar ne cdo hap, thjesht dhe vetem per interesat e tyre ne kundershtim me interesat e tua".

Kryesocialisti Rama, ka rivalizuar keshtu dje ne Durres me kryeministrin Berisha, teksa eshte ndalur ne turizem duke i meshuar shume investimeve ne infrastrukture qe tha se do te kryhen ne funksion te shtimit te turisteve. Ai ka kerkuar njekohesisht, qe te marre fund hyrja e teknologjive te vjetra ne bregdetin shqiptar, duke e kthyer ate ne nje magazine hekurishtesh. "Nuk mund te jete bregdeti i Shqiperise, nuk mund te jete Shqiperia, vendi ku spostohen teknologjite e vjetra qe dalin jashte kontrollit dhe standardeve te BE, e ku per interesa teresisht te pjesshme, te vogla, banale te nje grushti vendimmarresish ne Tirane, te sakrifikohen interesat kombetare, qe jane te lidhura direkt me zhvillimin turistik te Shqiperise", ka qene deklarata e Rames. Teksa ka kembengulur se nuk kemi nje sistem te pranueshem te njesive hoteliere te turizmi, duke premtuar ngritjen e nje sistemi licencimi dhe vleresimi, ne baze te standardeve evropiane, eshte shprehur Rama dje ne Durres, me qellim integrimin e sherbimet tona turistike ne rrjetin Evropian te sherbimeve turistike.

"Ne do te bejme te mundur qe Shqiperia, te behet nje prej destinacioneve me te konsoliduara turistike te Ballkanit dhe te behet pjese e zinxhirit turistik te rajonit, ku sot eshte teresisht nje hallke e shkeputur", tha ai. Sipas tij, sot turizmi ne Shqiperi mbijeton vetem fale prurjes qe vjen nga matane kufirit verior, qe eshte e destinuar te ulet, ne rast se ne nuk do te rritet cilesia e sherbimeve qe ofrohen.

"Jeni te gjithe deshmitare te faktit qe jemi prej 4 vitesh, nen presionin dhe kercenimin e eger te nje zhvillimi te pakontrolluar dhe njekohesisht te nje industrializimi te vjeter, qe mund te kete pasoja shkaterrimtare dhe perfundimtare, per te ardhmen e turizmit ne Shqiperi. Duke qene te hapur, dhe aspak paragjykues ndaj zhvillimeve te reja, ndaj te gjitha kerkesave per investime ne sektorin energjetik, ne do te bejme nje politike te re, te qarte dhe te vendosur, per te zmbrapsur prurjen ne Shqiperi dhe ngritjen ne Shqiperi, te te gjitha rrangallave dhe hekurishteve qe nuk jane me te pranueshme per Evropen, ku ne duam te integrohemi", tha Rama. Duke siguruar se qeveria e neserme, nuk do te veproje asnjehere ne kundershtim me interesat e shqiptareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›