Aleksander Meksi, kthehet ne politike
Rikthehet ne politike ish-kryeministri Aleksander Meksi. Dhe jo pak, por ne krye te "Polit te Lirise", nje koalicion qe permbledh dy partite, PDK dhe LZHK si dhe disa shoqata te perndjekurve politike dhe te ish-pronareve. Kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka u shpreh dje ne Elbasan se ish-kryeministri, Aleksander Meksi, do te drejtoje grupimin politik "Poli i Lirise". Gjate takimit te zhvilluar per prezantimin e 14 emrave te kandidateve per deputete te PDK-se ne Qarkun e Elbasanit, Ndoka ka deklaruar se edhe dy ish zv/kryeministra te PD-se do t'i bashkohen "Polit te Lirise". Ndoka theksoi se prane ketij grupimi jane afruar ish te perndjekurit politike, shoqata, ish pronare te pakenaqur nga PD, ku ish-numrat dy te qeverise jane Dashamir Shehi dhe Bashkim Kopliku. "Ne vijme sot ne aleance me ish-pronaret, te cilet priten me padurim kthimin e pronave, por moren zhgenjim e mosmirenjohje", ka deklaruar Ndoka. Ai ka akuzuar edhe PR-ne te cilen e ka cilesuar si parti te "Gerdecit". Bashke me PDK-ne, ne keto zgjedhje eshte edhe Komunitetit Rom e Egjiptian, te cilet kane perfaqesuesit dhe kandidatet e tyre ne keto zgjedhje. Kreu i PDK-se u shpreh se ne kater vitet e ardhshme, do te jete parti e premtimeve te mbajtura. Duke ju rikthyer te shkuares politike Nard Ndoka ka tentuar te beje diversion brenda radheve te drejtuesve te PD-se. Ai deklaroi se Sali Berisha beri te pamunduren, qe ne postin e Presidentit te zgjidhej miku i tij Fatos Nano. "PDK ndjehet e vleresuar qe ka mbeshtetur kandidaturen e Bamir Topit, qe ai te behej President", deklaroi Ndoka. I cili e ka cilesuar te pa reformuar Sali Berishen dhe Partine Demokratike. Sipas tij ishte PD, qe prishi aleancen e vitit 2005. "Ata perdoren shtetin, policine, medien per te na denigruar, pasi kishin frike nga zmadhimi i PDK-se. Ne ndeshemi ne te njejtin model qeverises, ku vendin e Fatos Nanos, e ka zene Sali Berisha dhe vendin e Angjelit e ka zene Sokol Olldashi. Tenderat dhe te ardhurat tona, jane ne duart e 10-15 personave te kupoles se shtetit shqiptar. Per kete arsye ne do te rrezojme modelin Berisha dhe Rama. PD dhe PS jane parti te vjetra. PD dhe bishtat e saj jane krijuar nga organizatat e Partise se Punes. Ndersa PS eshte thjesht vazhduese e saj", ka akuzuar rende Ndoka. Duke ju rikthyer koalicionit, Ndoka pohoi "Poli i Lirise" nuk eshte nje krijim i rastesishem por nje formacion real, ku bejne pjese ish-kryeministri dhe zv/kryeministrat e qeverisjes se PD gjate viteve 1991-1997. Per here te pare duhet te deklaroj publikisht se ish-kryeministri Meksi, do te jete pjese e Polit". PDK do te garoje me 14 kandidate per deputete ne Elbasan.