E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barsa e Maqedonisë me rregulla të reja tregtimi

 

SHKUP – Bursa e Maqedonisë që sot do të ketë rregulla të reja. Këto rregulla kanë të bëjnë me vendimin e djeshëm të autoriteteve të Bursës, të cilat kanë të bëjnë me kufizimet çmimore të aksioneve.
Sipas kësaj, në tregtimin e vazhdueshëm në vend të 10 përqindëshit të tanishëm, çmimi i aksionit nuk do të mund të ulet ose të rritet më shumë se 5 për qind gjatë një dite. Për herë të parë vendoset edhe kufizimi në tregtimin fiktiv, prej së paku 10 për qind të ndryshimit ditor të çmimit. Masat janë vendosur pas rënies dyditëshe të indeksit të bursës së Maqedonisë prej 7 për qind dhe e gjithë kjo me qëllim të parandalimit të kolapsit eventual të bursës.
(a.s/Balkanweb/Makfaks)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›