E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia: BE të na pranojë sa me pare, ndryshe do t’i afrohemi Rusisë

 

BEOGRAD – Bashkimi Evropian duhet sa më parë të jetë e mundur të hapë dyert për Beogradin ndryshe Serbia do të kërkojë zgjidhje të tjera me Rusinë. Në këtë mënyrë është shprehur ministri serb i Mbrojtjes Dragan Shutanovac, duke sqaruar se Serbia mund të jetë “urë midis lindjes dhe perëndimit”.
“Evropa, duke ngadalësuar afrimin e Serbisë drejt Brukselit, vazhdon ta ndëshkojë Beogradin për të kaluarën dhe për atë që ende nuk e ka dorëzuar të akuzuarin nga Tribunali i Hagës, Ratko Mlladiç”, tha Shutanovac.
(a.s/Balkanweb/Makfaks)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›