E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bartja e numrit, Eagle Mobile kryeson listën e operatorëve me 5 mijë abonentë

Eagle Mobile raporton se vazhdon të kryesojë ndjeshëm garën e shërbimit të Bartjes së Numrit (Mobile Number Portability). Që nga lançimi i këtij shërbimi në muajin Maj deri më tani afër 5 mijë abonentë kanë zgjedhur shërbimet e Eagle Mobile, duke mbajtur të pandryshuar numrin e tyre. 4 muaj pas lançimit të Shërbimit të Bartjes së Numrit, Eagle Mobile rezulton të jetë operatori më i preferuar nga përdoruesit e këtij shërbimi, me një diferencë të theksuar prej mijëra abonentësh krahasuar me operatorët e tjerë që operojnë në tregun shqiptar të telefonisë së lëvizshme. Shërbimi i Bartjes së Numrit ka gjallëruar ndjeshëm konkurrencën në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, duke bërë që mijëra përdorues të telefonisë së lëvizshme të preferojnë shërbimet celulare të operatorit më atraktiv si në oferta ashtu edhe në cilësinë e shumëllojshmërinë e shërbimeve.

Shërbimet cilësore dhe ofertat atraktive të Eagle Mobile kanë bërë që shumë njerëz të mos hezitojnë në ndërrimin e Ofruesit të Shërbimeve Celulare pa ndryshuar numrin e tyre. Eagle Mobile që në fillim ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol mjaft aktiv në rritjen e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, duke sjellë shërbime të reja dhe duke kërkuar vazhdimisht hapjen e rrugës për ofrimin shërbimeve mjaft të rëndësishme, si teknologjinë 3G dhe Bartjes së Numrit për përdoruesin shqiptar. Eagle ka theksuar vazhdimisht se përfituesi kryesor i këtyre shërbimeve do të jenë vetë konsumatori shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›