SHBA, dobësohet dollari ndaj Euros dhe Jenit
Tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara u luhat sot në territor pozitiv dhe negativ pas rënies së madhe që pësoi dje. Në tre orët e para të hapjes së bursës aksionet u rritën me 2 për qind, por pastaj çmimet ranë përsëri. Ndërkohë, një raport i publikuar sot, tregon se shkalla e produktivitetit në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rënie për të dytin tremujor radhazi. Një tjetër tregues i rëndësishëm janë shitjet me pakicë dhe raporti për to del të premten.
Ndërkohë, dollari është dobësuar për shkak të shqetësimit të investitorëve lidhur me ekonominë amerikane dhe për aftësinë e qeverisë për trajtimin e borxhit afatgjatë. Dollari amerikan sot shënoi rënie ndaj Euros dhe Jenit.