Bartja e numrit celular ja procedurat
TIRAN- Abonentet e kater kompanive celulare dhe operatoreve te telefonise fikse do te kene mundesi qe te nderrojne dhenesin e sherbimit por pa nderruar numrin. Sherbimi i bartjes se numrit ka filluar tashme te ofrohet per qytetaret.
Te gjithe ata qe do te jene te pakenaqur me cmimet apo sherbimet qe ofron kompania ne te cilen ata jane abonuar do te kene mundesine qe te transferohen tek nje kompani tjeter pa humbur kontaktet qe do te shkaktohej nga nderrimi i operatorit.
Bartja e numrit ose sic thirret ne gjuhen teknike portabiliteti i numrit cilesohet si nje e drejte e konsumatoreve per te zgjedhur ate operator tarifat dhe sherbimet e te cileve iu vijne atyre pershtat. Ashtu si cdo sherbim tjeter edhe komunikimi cilesohet mall per te cilin bleresi ka te drejte ta marre pa kosto shtese.
Ligjerisht ky sherbim duhet te kishte filluar se qe ne veren e vitit te kaluar por per shkaqe ende te paqarta u zvarrit deri ne pranveren e ketij viti duke iu mohuar keshtu konsumatoreve kete te drejte.
Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka ngritur tashme nje qender te posacme e cila do te administroje ofrimin e ketij sherbimi ndaj abonenteve te telefonise celulare dhe fikse.
do kush qe do te kerkoje bartjen e numrit do te duhet te kaloje neper disa procedura specifike te cilat do te zgjasin disa dite. Keshtu abonenti duhet te dergoje nje kerkese prane operatorit prej te cilit ai deshiron te marre sherbimin. Ne formularin qe do te plotesoje krahas kerkesen per nderrimin e operatorit abonenti mund te specifikoje se ne cilin plan tarifor deshiron te behet pjese.
Pas marrjes se kerkeses operatori kryen procedurat dhe lajmeron abonentin per kohen ne te cilen do te behet bartja. Paraprakisht mendohet qe procedurat te zgjasin mesatarisht 3-6 dite deri ne ofrimin e sherbimit nga operatori i ri.
Pas marrjes se kerkeses nga abonenti kompania i dergon ato tek dispeceria qendrore qe eshte ngritur per administrimin e ketij sherbimi. Ketu do te behet edhe kalimi i numrit nga nje operator tek tjetri. Bartja e numrit nuk do te vleje vetem per operatoret e telefonise se levizshme.
Sherbimi ofrohet edhe per abonentet e telefonise fikse te cilet nese jane te pakenaqur nga sherbimi qe ofron nje operator mund ta nderrojne ate me nje tjeter.
Abonenti duhet te kete parasysh qe para se te kerkoje nderrimin e operatorit duhet qe te shlyeje te gjithe detyrimet qe ka ndaj kompanise aktuale nga e cila eshte duke marre sherbimin. Po ashtu duhet qe te dhenat te plotesohet pa gabime pasi ne te kundert sistemi do ta kthente mbrapsht aplikimin dhe procedurat do te duhej te fillonin nga e para.
Mundesimi i bartjes se numrit eshte nje sherbimi i kerkuar prej kohesh nga kompanite celulare duke i dhene mundesine klientit te te ishte ai qe do te zgjidhte sherbimin dhe tarifat me te mira.
fare duhen pasur parasysh kur te mbartni numrin
Nese doni te mbartni numrin dhe e keni me parapagese sigurohuni qe krediti juaj te jete zero ose afer zeros pasi sistemin nuk lejon transferimin e tij nga nje operator ne tjetren. Kur ju niseni per nje sherbim me te mire dhe cmime me te lira mund ti shtoni kosto te teperta zgjedhjes suaj nese jeni te pavemendshem.
Mos dergoni kerkesa per bartjen te shume operatore. Zgjidhni nje operator marres dhe plotesoni kerkesen vetem tek operatori perkates
Sherbimi do te nderpritet per afersisht 6 ore per te mundesuar operatorin te kryeje bartjen. Nderkohe ju nuk do te keni mundesi te merrni apo te beni thirrje telefonike
Plotesoni me kujdes kerkesen per bartjen e numrit. Te dhenat duhet te jene te sakta. Nese ju nuk plotesoni te dhenat e kerkuara sistemi do ta refuzoje ate.
Para se te kerkoni bartjen e numrit nga nje operator te tjetri duhet te kini parasysh te shlyeni te gjitha detyrimet qe keni ndaj operatorit aktual