E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro, në shifrat më të larta të regjistruara kohët e fundit

Monedha europiane kap shifrat më të larta të regjistruara kohët e fundit. Në kursin e këmbimit valutor një euro blehet me 142 lekë dhe shitet me 142.40. Që prej një muaji monedha europiane ka qëndruar në kuotën e 140 lekëve duke pasur tendencë drejt rritjes.

Sipas specialistëve të ekonomisë ky vlerësim i euros ka anë pozitive por edhe negative. Kështu eksportuesit shqiptar janë ata që përfitojnë prej shvlerësimit të lekut pasi prodhimin e blejnë në lekë dhe e shesin në euro.

Por gjithsesi efektet negative janë edhe më të mëdha pasi rritja e euros ndaj monedhës vendase ndikon direkt në rritjen e kostos së jetesës duke qenë se vendi ynë është një vend importues. Sipas statistikave rreth 70 përqind të kërkesave Shqipëria i mbulon prej mallrave të importit. Mjaft negativ shvlerësimi i lekut është edhe pë rata individë apo biznese të cilat e shlyejnë kredinë në euro.

Shumica e kredimarrësve në vendin tonë e shlyejnë kredinë në monedhën euro duke e ndjerë efektin e vlerësimit të euros pasi janë të detyruar që të paguajnë më shumë.

Rritja e mëtejshme e euros do të ndikonte direkt në ekonominë e Shqipërisë pasi do të ndikonte në rritjen e mëtejshme të inflacionit si dhe do të shtrenjtonte më shumë jetesën

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›