E Diel, 1 Nëntor 2026

BQE: Kriza dëmtoi industrinë financiare

Në një raport të Bankës Qendrore Europiane (BQE) thuhet se kriza e borxheve sovrane në eurozonë ka dëmtuar të gjithë progresin që ishte bërë për integrimin e sektorit bankar dhe pjesëve të tjera të industrisë financiare në eurozonë.

Në raportin vjetor të bankës, për këtë çështje, citohen si problemet primare të eurozonës, borxhi sovran në ekonomitë e periferisë, tregjet monetare dhe sektori bankar. "Përkeqësimi i situatës fiskale në vitin 2010 në disa vende të eurozonës vendosi sfida serioze përpara procesit të integrimit financiar. Tregjet më të prekura nga kjo situatë ishin tregu i parave dhe tregu i bonove sovrane," thuhet në raportin e BQE-së.

Në këtë raport theksohet se zgjerimi aktual i hendekut me ndez reagimin e tregjeve duke vendosur në rrezik integrimin e tregut të bonove në eurozonë. Raporti thotë gjithashtu se në zhbërjen e të gjithë procesit integrues kanë ndikuar edhe ndërhyrjet qeveritare në kulmin e krizës për të shpëtuar sistemet kombëtare bankare.

Në raport banka kritikon qasjen europiane kundrejt krizës financiare duke këshilluar më shumë bashkëpunim në veprimet ndaj krizave në të ardhmen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›