E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Bin Ladenit, bie çmimi i naftës

Çmimet e naftës ka ranë më shumë se 1 për qind, pasi tregjet reaguan pas lajmit për vrasjen e kreut të Al-Kaeda-s, Osama Bin Laden.

Lajmi reduktoi çmimin e naftës pasi pritet që nivelet e riskut në tregun energjetik të shënojnë rënie.

Nafta bruto Brent e Londrës për qershorin pësoi rënie 1.14 dollarë në 124.75 dollarë për fuçi.

Nafta bruto amerikane për qershorin ra 1.26 dollarë në 112.67 dollarë për fuçi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›