E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi 10 mije euro plumba 34-vjecarit

Borxhi 10 mije euro eshte bere shkak per nje vrasje te mbetur ne tentative ne vendin e quajtur Ura e Zeze prane fshatit Paperr te rrethit te Elbasanit. Policia e Elbasanit arrestoi Robert Hysen 28 vjec me banim ne Pajove te Peqinit kusheririn e tij Albert Hysa 27 vjec me banim ne te njejtin fshat dhe Ibrahim Nurja 20 vjec me banim ne Gjyrale te Elbasanit pasi dyshohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane qelluar me arme zjarri Ardian Durakun 34 vjec me banim ne lagjen 5 Maji Elbasan. Te dyshuarit e kane qelluar me arme gjahu ne koke 34-vjecarin i cili ndodhej ne nje makinen tip Opel me targe El 8260 B. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur per nje borxh te vjeter prej 10 mije eurosh qe Ardian Duraku ua kishte autoreve.

Policia eshte ne kerkim te nje personi te katert i cili mendohet se eshte perfshire ne kete ngjarje por qe per arsye hetimore nuk ben te ditur emrin e tij. Nga kontrolli i ushtruar ne banesat e ketyre shtetasve u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e provave materiale nje arme gjahu e llojit shotgan dy automatike model 56 dhe nje sasi fishekesh automatiku. Ndaj te ndaluarve jane ngritur akuzat e vrasjes se mbetur ne tentative ne bashkepunim dhe armembajtjes pa leje.

Jane dashur pak ore qe hetuesit e krimeve te renda te mberrinin tek te dyshuarit kryesor per ngjarjen. Mesohet se kane qene te aferm si dhe verifikimi i telefonatave qe kane cuar tek autoret e krimit. Te pakten kjo konfirmohet paraprakisht nga ana e policise e cila ka theksuar si shkak borxhin qe 34-vjecari i kishte njerit prej te dyshuarve. Nga burime prane te plagosurit mesohet se ata e kane telefonuar dhe i kane kerkuar takim pikerisht prane Ures se Zeze pasi disa here i kishin kerkuar sasine e parave qe u kishte borxh. I riu ka pranuar dhe ka parkuar ne ane te rruges. Nga ndertimi i skenes se ngjarjes i plagosuri nuk eshte paralajmeruar apo ka patur debat te meparshem pasi eshte qelluar nga xhami i pasem i mjetit. Si pasoje ai ka marre nje plage te rende pas koke. I demtuari u dergua menjehere ne Spitalin Kirurgjik Elbasan por duke pare qe gjendja e tij ishte teper e renduar u dergua ne Spitalin Ushtarak Tirane ku aktualisht eshte ne gjendje te rende shendetesore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›