E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Bartja” e pensioneve, Greqia e Italia nuk i njohin

Në Itali dhe Greqi ku emigrantët shqiptarë punojnë për vite të tëra, nuk mund të marrin pension sepse mes Shqipërisë dhe këtyre vendeve nuk ka një marrëveshje për njohjen e viteve të punës dhe rrjedhimisht të drejtën e marrjes së një pensioni. Kërkesa e ministrisë së punës për marrëveshje të kësaj natyre është refuzuar, përgjigjia e dhenë në këtë rast është për arsyen të krizës financiare.
 

E kundërta e kësaj ndodhie për Maqedoninë. Zv Ministria e Punës Filloreta Kodra sqaron se nëse një shqiptare punon 20 vite në Shqipëri dhe vitet e tjera deri në moshën e pensionit punon në Maqedoni ka të drejtë të marrë pension në njërin nga shtetet.
 

Edhe pse nuk ka shifra zyrtare se sa janë përtituesit, ata që punojnë në këto dy shtet janë të shumtë në numër. Por edhe në këtë rast, shuma e parave për pension do të bëhet sipas llogarive të secilit shtet për vite pune. Ndryshe nga Italia dhe Greqia, Maqedonia i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për të drejtën e përfitimit të pensionit të shtetasve të saj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›