Barxalji e Baloteli rrezikojne Euro 2012
Italia nuk e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën drejt Euro 2012. Pas skandalit të basteve që përfshiu edhe Kombëtaren dhe humbjes 3-0 në miqësoren me Rusinë përpara debutimit me Spanjën, tashmë përfaqësuesja “axurre” është goditur nga një “epidemi” dëmtimesh.
Problemet e Andrea Barxaljit dhe Mario Balotelit kanë bërë me dhimbje koke trajnerin Çezare Prandeli. Barxalji është ndoshta mbrojtësi më në formë i Italisë, megjithatë ai ka pësuar një tërheqje të gradës së parë në pulpë. Edhe pse nuk bëhet fjalë për një lëndim shumë të rëndë, lojtari rrezikon të mbetet jashtë tre ndeshjeve të para të Kampionatit Europian.
Sipas rregullores, një futbollist I dëmtuar mund të zëvendësohet vetëm 24 orë përpara startit të aktivitetit dhe stafi i Kombëtares i ka komunikuar mbrojtësit të Interit, Ranokia, që të jetë gati për çdo rast. Stafi mjekësor do të tentojë rikuperimin në kohë record të Barxaljit, por nëse lojtari nuk do të rehabilitohet, atërehë Ranikia do të luante përkrah Kielinit dhe Bonuçit.
Sikur kjo të mos mjaftonte, në stërvitjen e së hënës, probleme kishte edhe Baloteli. Lojtari u detyrua të braktiste stërvitjen në Koverçano, për shkak të një problemi në pjesën e përparme të kofshës së djathtë.
Sipas informacioneve të para, sulmuesi rrezikon të humbasë minimalisht ndeshjen e parë kundër Spanjës, duke e detyruar Prandelin që të mendojë zgjedhje të tjera taktike në sfidën shumë delicate kundër kampionëve të botës dhe Europës në fuqi.