Gjermania Lev beson tek suksesi

Gjermania është skuadra me moshën më të re mes 16 pjesëmarrëseve në Euro 2012, megjithatë trajneri Joakim Lëv beson te suksesi në aktivitetin kontinental. Sipas drejtuesit të stolit të “pancerave”, pika e fortë e skuadrës së tij është loja e bukur.
Lëv deklaroi se skuadra e tij është “e re, luan një futboll të bukur dhe ka uri për të fituar”, duke e cilësuar titullin europian si qershinë mbi tortë. Gjithsesi, tekniku theksoi se një tjetër kriter shumë I rëndësishëm për të është që “skuadra të praktikojë futbollin modern dhe që kënaqë tifozët”, pasi “cilësia e lojës është shumë e rëndësishme”.
Në këtë mënyrë, Lëv kërkon që skuadra e tij të shlyejë zhgënjimin në Botërorin 2010, ku Gjermania u eliminua në gjysmëfinale.
Trajneri, që kërkon ta fusë Gjermaninë në histori deklaroi se: “Nuk duhet menduar vetëm të fitosh titullin, pasi disa vende si Spanja, që aktualisht po dominon në arenën ndërkombëtare kanë pritur edhe 50 vjet”. Sipas tij, ekipi ka një identitet të qartë dhe rritja cilësore e lojtarëve është e dukshme, duke rivalizuar rivalë si Holanda apo edhe Brazili.
52-vjeçari vazhdon ti besojë sulmuesit të Lacios, Miroslav Klose në repartin ofensiv, madje duke deklaruar se pavarësisht moshës 34-vjeçare, lojtari mund ti shërbejë Gjermanisë edhe në të ardhmen, ndërsa vlerësime ka pasur edhe për Podolskin, Shvajnshtajger dhe Lahm, që janë pranë 100 prezencave në përfaqësuese.