Franca skandali i Evra

Karriera ndërkombëtare e Patris Evra ka arritur pikën më të ulët, madje supozohet që tashmë asaj ti ketë ardhur fundi. Kjo për faktin se ylli i Francës është kapur nga kamerat duke fshirë të ndenjurat me fanellën e Kombëtares të një shoku të skuadrës, që mendohet se është Matië Valbuena.
Më pas, mbrojtësi 31-vjeçar i cili mban shiritin e kapitenit te Mançester Junajtid, e ka nxjerrë fanellën dhe I ka marrë erë, duke shkaktuar të qeshura te shokët që kishte pranë. Episodi ka ndodhur në miqësoren ku “gjelat” fituan 2-0 përballë Spanjës më 31 maj, sfidë në të cilën Evra ishte në stol.
Veprimi I Evra është cilësuar skandaloz dhe ka tronditur opinionin publik në Francë, vetëm pak ditë përpara startit të Euro 2012. “Ishte diçka e shëmtuar! Ky gjest tregon mungesën e respektit që ekziston ndaj fanellës së Francës dhe sa vlen ajo për lojtarin”, shkruante revista pariziene, “Le 10 Sport”, e cila shtonte: “Duket e vështirë për t’u imagjinuar që Evra të bëjë të njëjtën gjë me fanellën e Mançester Junajtid”.
Mbrojtësi vihet sërish në qendër të furtunës. Në fakt, dy vjet më parë në Kupën e Botës 2010, ai udhëhoqi rebelimin e lojtarëve të Kombëtares franceze kundër trajnerit Rajmond Domenek.
Tashmë, Evra rrezikon seriozisht vendin në skuadrën e Loren Blank, që po zhvillon përgatitjet e fundit për fazën finale të Kampionatit Europian, ku të hënën transalpinët do të luajnë kundër Anglisë. Revista “Le 10 Sport” shtonte se “popullariteti I Evra kishte rënë prej muajsh, por me ngjarjen e fundit situata vetëm sa është përkeqësuar”.