Struktura e Superiges
Vetëm një vit pas ndryshimit të strukturës, klubet e Superligës kërkojnë që formati I kampionatit elitar të futbollit në vend të ndryshojë sërish. Për këtë arsye, përfaqësues të rreth 10 skuadrave elitare kanë zhvilluar në FSHF një mbledhje konsultimi, ku kanë paraqitur projektet e tyre për sezonin 2013-2014.
Në praninë e zv/presidentit Bujar Kasmi dhe sekretarit të përgjithshëm të federatës, Eduard Prodani, përfaqësuesit e klubeve kanë zyrtarizuar propozimin që Superliga të shndërrohet në një kampionat me 10 skuadra, ndërsa gara do të shtrihet në katër faza, për një total prej 36 ndeshjesh. kjo mënyrë e organizimit të garës është përdorur për tre sezone, nga viti 2003 deri më 2006, por ishin pikërisht klubet ato që kërkuan me forcë rritjen e skuadrave në aktivitetin më të rëndësishëm.
Kërkesa për ndryshim rrënjësor ka ardhur vetëm një sezon pas hyrjes në fuqi të formatit të Superligës me 14 skuadra, ndërsa ideatorët e këtij projekti kanë theksuar se reduktimi rekord i ekipeve pjesëmarrëse garanton një garë të ndershme dhe korrekte, ndërsa argumente të tjera ishin përfitimi më I madh për skuadrat elitare nga e drejta televizive, si edhe rritja e cilësisë së garës.
Nga 14 skuadrat që do të luajnë se edicionin e ardhshëm të Superligës mungonin përfaqësuesit e Skënderbeut, Kukësit, Laçit e Kastriotit, ndërsa nuk kanë munguar edhe zërat kundër ndryshimit të strukturës dhe zvogëlimit të numrit të skuadrave.
Propozimet e klubeve për sezonin 2013-2014 do ti paraqiten në formë drafti Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, që në harkun e pak orëve do të vendosë nëse ta miratojë një ndryshim të tillë, apo të lejë në fuqi strukturën aktuale dhe të presë propozime të tjera.