Bellamy në ekipin e Britanisë së Madhe

Sulmuesi i Liverpoolit, Craig Bellamy ka bërë të ditur se është përfshirë në ekipin e Britanisë së Madhe për Olimpiadë.
Selektori Stuart Pearce është i lejuar të ftojë tre futbollistë mbi moshën 23 vjeç në skuadrën e tij prej 18 anëtarëve dhe reprezentuesi uellsian, Bellamy, 32 vjeç është cituar duke thënë se: “Jam në ekipin Olimpik edhe pse nuk duhet të flas”.
“Është një sfidë tjetër. Kam kaluar një sezon të vështirë me Liverpoolin por Olimpiada është e veçantë”, u shpreh ai.