Basescu: Nuk do ta njohim Kosovën
Presidenti rumun, Traian Basescu, ka përsëritur në Beograd se Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ai thotë se duhet gjetur një zgjidhje mes “Beogradit dhe Prishtinës, e tillë që do t`u ofrojë serbëve të Kosovës ndjenjën se institucionet e Serbisë i mbrojnë ata”.
"Rumania nuk e kanë njohur dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Basescu, transmeton actmedia.eu.
Basescu, i cili është në një vizitë dyditore në Serbi, theksoi “nuk ka asnjë analizë që do të arsyetojë se pse Rumania duhet ta njoh Kosovën”.
"Ne mbajmë qëndrimin tonë të shprehura nga fillimi i këtij kontesti. Nuk kemi kushte pozitive për Kosovën", ka thënë ai, i pyetur se në çfarë kushtesh mund që Rumania ta njoh Kosovën.