Basescu Shqiptaret jevgj e plehra. MPJ Deklaratat jane te rrema

Mediat rumune citojnë presidentin Trajan Basescu ne deklarata fyese e raciste ndaj shqiptarëve. Sipas mediave, ai mësohet të ketë thënë se “pavarësia e Kosovës është ilegale”. “Rumania nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Sllavët shqiptarë janë plehëra, si “jevgjit””- është përgjigjur Basesku pas pyetjeve nëse Rumania do ta njohë pavarësinë e Kosovë.
Por deklarata të tilla janë hedhur kategorikisht poshtë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Kjo e fundit ka kërkuar sqarime nga Ministria e Jashtme e Rumanisë, e cila ka siguruar se manipulime të tilla mediatike janë vetëm fryt i punës së hakerave kompjuterikë.
Media të ndryshme citonin presidentin rumun të kishte thënë se Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës pasi nuk ka një marrëveshje bilaterale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që do të kishte interes të dyanshëm. Sipas këtyre citimeve, Basesku kishte deklaruar se shpallja e pavarësisë shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë e se së shpejti do të mbyllet çdo lloj raporti diplomatik me Prishtinën zyrtare.