PS ne Kushtetuese gati padia e re per Tiranen

Partia Socialiste nuk do të ndërpresë betejën ligjore, megjithë vendimin e Kolegjit Zgjedhor që nxorri kandidatin demokrat Lulzim Basha fitues në Tiranë. Burime pranë selisë rozë konfirmojnë se kjo parti po përgatit ankimimin për në Gjykatën Kushtetuese. Opozita pritet të ankimojë në Kushtetuese mungesën e shqyrtimit nga Kolegji Zgjedhor të kërkesës së saj për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë.
Pavarësisht se ligji lejon tre vjet kohë nga dita që Kolegji ka dhënë vendimin final për pavlefshmërinë, PS pritet të dërgojë së shpejti në kushtetuese ankimimin për pavlefshmërinë e kryeqytetit. Por një tjetër kërkesë i është dërguar tashmë Gjykatës Kushtetuese, nga një tjeter parti e renditur në zgjedhje në koalicionin e majtë.
Partia e Pensionisteve ka dërguar tashmë ankimimin që përbëhet nga dy pjesë, shfuqëzim të tre neneve të Kodit Zgjedhor, që sipas saj diskriminon partitë e vogla në zgjedhje dhe pavlefshmëri të zgjedhjeve në kryeqytet. Kryetari i kësaj force politike thotë se kushtetuesja duhet të vërë në vend drejtësinë e munguar të Kolegjit Zgjedhor.
“Respektojmë Partinë Socialiste sepse na duket se ajo ka të drejtë kur thotë se tabela përmbledhëse është antikushtetuese dhe antiligjore, kur thuhet se ka më shumë vota se votues”-thotë Selami Jeminsheri, kryetar i partisë së Pensionistëve.
Burime pranë partisë më të madhe në opozitë, konfirmuan për “AS” se kushtetuesja, në zbatim të ligjit mund të konsiderojë antikushtetues mungesën e gjykimit të pavlefshmerisë nga ana e Kolegjit Zgjedhor. Gjithashtu Strasburgu nuk është hequr nga axhenda e betejës ligjore të opozitës, betejë që, që në fillim, kryetari i saj Edi Rama e paralajmëroi të gjatë.
“Të vazhdojmë deri në fund betejën në rrugë ligjore”-tha Rama më 8 qershor.
Rovena Moçka